Aktuale
Krijimtaria nuk ndalet pas grilave: Zbardhet piktura e Rexhep Selimit kushtuar UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Pasioni artistik i Rexhep Selimit ka zënë vend në qendër të vëmendjes publike, teksa një akuarel i realizuar prej tij ka shënuar nisjen zyrtare të edicionit të shtatë të emisionit kulturore “ArtKand”.
Vepra artistike, e cila sjell në pah simbolikën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ndërthurur me ngjyrat kuqezi, u shfaq ekskluzivisht gjatë episodit hapës të këtij sezoni të ri, duke dëshmuar një tjetër facetë të personalitetit të Selimit, larg angazhimeve të tij politike dhe historike në radhët e UÇK-së.
Aceket ky zbulim vjen në një periudhë kur sytë e opinionit publik janë të drejtuar nga Rexhep Selimi dhe ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së, pas vendimit të shpallur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku Selimi u dënua me 13 vjet heqje lirie.
Lidhur me vlerat e kësaj krijese artistike ka fshirë çdo dilemë artisti Ardian Isufi, i cili e ka vlerësuar akuarelin për ngarkesën e fortë simbolike dhe dimensionin e lartë estetik që mbart.
Sipas Isufit, Selimi ka arritur ta transmetojë në mënyrë organike emblemën e UÇK-së përmes artit, duke e ndërthurur atë mjeshtërisht me themelet e luftës, qëndresës, vetëmohimit dhe përkatësisë kombëtare.
Edhe pse ky nuk është rasti i parë që “ArtKand” i kushton hapësirë talentit të Selimit në pikturë, nisja e këtij sezoni të ri me një prej punimeve të tij dëshmon se fryma krijuese e tij mbetet e gjallë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: