Politikë
Dita e 118-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Reklamë e Sponsorizuar
Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë këtë të premte në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 118-të.
Si çdo pasdite, pas orës 18:30, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re” dhe “Rama jep dorëheqjen”.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë aktuale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: