Sport
Humbja ndaj Finlandës, Mirlind Daku thyen heshtjen dhe dërgon mesazhin e fuqishëm për tifozët kuqezi
Reklamë e Sponsorizuar
Mirlind Daku është lojtari i parë i Kombëtarja shqiptare që ka thyer heshtjen në rrjetet sociale pas disfatës me rezultatin 2:1 të pësuar në udhëtim ndaj Finlandës. Sulmuesi shtatlartë ka dashur t'i drejtohet në radhë të parë mbështetësve të shumtë kuqezi që kish udhëtuar drejt Helsinkit për të dhënë përkrahjen e tyre nga shkallët e stadiumit.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij, ai ka shprehur mirënjohjen e thellë për atmosferën dhe mbështetjen e pakursyer: “Shqipet nga Finlanda dhe nga vendet e tjera. Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme. Do rikthehemi”, ka shkruar Daku.
Dueli u shoqërua edhe me vendime të diskutueshme nga ana e arbitrit, veçanërisht në momentin kur u mohua një penallti e pastër për Myrto Uzunin. Situata u tensionua kur vetë Daku pati një komunikim të drejtpërdrejtë me kryesorin, i cili insistoi se nuk kishte pasur faull dhe e konsideroi kontaktin si simulim nga ana e sulmuesit.
Reagimi i lojtarit u shoqërua me një buzëqeshje ironike ndaj vendimit të gjyqtarit. Përballja u mbyll me shifrat e pandryshuara në favor të finlandezëve, të cilët fituan tri pikët, ndërkohë që patën epërsi numerike në fushë për rreth 70 minuta pas ndëshkimit me karton të kuq.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: