Abdixhiku mungoi sot në seancën konstituive

Publikuar më: 29-04-2025 09:17
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk ishte pjesë e seancës së sotme konstituive, e cila si rëndom ka dështuar. Të dielën, pra para 48 orëve, në seancë mungoi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili para mediave tregoi se për shkak të përvjetorit të Masakrës së Mejës, nuk ishte prezent. Ndërkohë, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se mbase të enjten nuk do të shkojë në seancë për shkak të disa angazhimeve.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu