Sport
UEFA beson drejtësinë e sfidës Shqipëri-San Marino te gjyqtarët turq
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja e radhës e Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve ndaj San Marinos do të drejtohet nga një treshe arbitrash nga Turqia. Dueli është planifikuar të zhvillohet më 6 tetor, me fillim nga ora 20:45, në impiantin modern “Air Albania”.
Komiteti i Arbitrave ka caktuar Mehmet Turkmen si kryesor të kësaj sfide, i cili do të asistohet në dy krahët nga Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Anıl Usta.
Ndërkohë, roli i gjyqtarit të katërt i është besuar Oguzhan Çakir, kurse në dhomën e VAR-it do të vendosë rend e drejtësi Onur Özütoprak.
Kuqezinjtë zbarkojnë në këtë takim pas rezultatit negativ 2-0 të pësuar në transfertën finlandeze, me synimin e qartë për të marrë tri pikët para tifozëve të tyre. Kjo fitore është jetike për përfaqësuesen shqiptare që të vazhdojë të mbajë gjallë shanset për kreun e Grupit C1 në këtë kompeticion evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: