Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Ultimatumi i OVL-UÇK-së: Mungesa e marrëveshjes deri të dielën sjell protestë para Parlamentit

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 19:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ultimatumi i OVL-UÇK-së: Mungesa e marrëveshjes deri të dielën sjell protestë para Parlamentit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ngritur alarmin për përshkallëzim të protestave të saj, nëse brenda ditës së nesërme (e diel) nuk arrihet një akordim politik dhe procedural që i hap rrugë miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, kjo organizatë i ka bërë thirrje qytetarëve që të hënën, më 5 tetor, duke filluar nga ora 12:00, të bashkohen në një tubim protestues para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, si shenjë revolte ndaj qasjes aktuale qeveritare. "Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i fton të gjithë qytetarët që të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, të mblidhemi para Kuvendit të Kosovës për të shprehur pakënaqësinë ndaj kësaj qasjeje të papërgjegjshme të pushtetit. Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë thellësisht të indinjuara me qasjen e z.Kurt, i cili po bënë kalkulime politike edhe me dhimbjen, sakrificën dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës. Afati për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe procedurale që do të mundësonte votimin e menjëhershëm të të dy leximeve të plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, për veteranët e UÇK-së është vetëm deri nesër, e diel", theksohet në reagim. Sipas OVL-UÇK-së, skenari i të hënës do të varet tërësisht nga reflektimi i ekzekutivit gjatë fundjavës, ndërsa kanë paralajmëruar hapa më të ashpër institucionalë dhe qytetarë në rast të dështimit të dialogut. "Nëse deri nesër nuk ka dakordim, nga e hëna veteranët e UÇK-së do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre. Ky pushtet, në vend që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta adresojë qartë këtë çështje, po vazhdon të shtyjë, të kalkulojë dhe të abuzojë politikisht me një çështje që prek drejtpërdrejt mijëra familje dhe njerëz që bartin plagët e luftës. Veteranëve dhe qytetarëve të Kosovës u është shterur durimi. Të hënën, në ora 12:00, ju ftojmë të gjithëve para Kuvendit të Kosovës", përfundon deklarata e organizatës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar