Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kriza e lidershipit në PDK, analisti Sadiku analizon takimin Kurti-Hamza

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 20:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kriza e lidershipit në PDK, analisti Sadiku analizon takimin Kurti-Hamza
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar analisti politik Arbnor Sadiku, i cili ka vënë në pikëpyetje drejtimin dhe qasjen e kësaj force politike. Sadiku ka shprehur kritika të hapura ndaj PDK-së, duke theksuar se partia më e madhe opozitare nuk po vuan vetëm nga mungesa e një komunikimi efektiv, por është përfshirë nga një krizë e thellë e udhëheqjes dhe e figurës kryesore. "Sonte nuk e kuptova fort çka deshti me thanë Hamza i PDK-së, po një gjë po bëhet gjithnjë e më e qartë: PDK-ja nuk e ka veç krizën e mesazhit, e ka krizën e liderit dhe të lidershipit", ka shkruar ai ndër të tjera. Duke analizuar situatën aktuale të kësaj partie, analisti shtoi se kur një subjekt politik humbet orientimin e tij, rrënja e problemit nuk qëndron te mënyra e komunikimit, por te drejtimi dhe kreu i saj. Në përfumim të vlerësimit të tij, Sadiku theksoi se Partisë Demokratike të Kosovës i nevojitet më pak zhurmë politike dhe shumë më tepër vizion e udhëheqje e mirëfilltë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar