Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Dita e Unitetit Gjerman: Ambasada në Prishtinë vlerëson angazhimin historik dhe paqeruajtës në Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 20:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka festuar Ditën e Unitetit Gjerman, duke sjellë në vëmendje kalimin historik të vendit nga përçarja te ribashkimi, si dhe angazhimin e Gjermanisë për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian. “Sot, ne festojmë më shumë sesa thjesht ribashkimin e Gjermanisë. Ne festojmë udhëtimin nga ndarja në unitet, nga dy ish-forca të armatosura gjermane në një Bundeswehr të bashkuar, dhe nga një Evropë e ndarë drejt një Bashkimi të rrënjosur në bashkëpunim dhe paqe”, është theksuar në nomimin zyrtar. Gjatë këtij manifestimi, misioni diplomatik gjerman ka vënë në pah edhe mbështetjen dhe kontributin e dhënë ndër vite në Kosovë, duke evokuar faktin se ushtarakët gjermanë janë pjesë integrale e misionit paqeruajtës të KFOR-it prej dy dekadash e gjysmë. “Këtu në Kosovë, kjo histori ka një kuptim të veçantë. Që nga viti 1999, trupat gjermane kanë shërbyer vazhdimisht në KFOR përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë, duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, shtohet në deklaratë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar