Politikë
Haradinaj hedh poshtë takimet e krerëve politikë: Më 6 tetor qytetarët të mblidhen në shesh
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i degës së AAK-së, Daut Haradinaj, i ka quajtur të pakuptimta dhe të padobishme takimet e fundit mes krerëve të subjekteve politike, duke i konsideruar ato si përpjekje manipulative për interesa personale.
Nëpërmjet një reagimi publik, Haradinaj ka bërë thirrje të hapur drejt qytetarëve që të bashkohen në shesh më 6 tetor, për të dhënë qëndrimin e tyre.
"Këto takime të kota të liderëve politikë nuk do të sjellin asnjë rezultat pozitiv. Ato janë vetëm manovra për të parë se kush kujt po ia hedh. Më 6 tetor do të duhej të ishim të gjithë në shesh," ka deklaruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: