Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedia e Xhuana Nikollajt: Xhelozia, ekskursioni në Berat dhe dhuna që i parapriu helmimit fatal

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia e Xhuana Nikollajt: Xhelozia, ekskursioni në Berat dhe dhuna që i parapriu helmimit fatal
Dalin në dritë prapaskena tronditëse nga hetimet për ndarjen nga jeta të Xhuana Nikollajt, e cila ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” më 10 mars 2026, pasi kishte gëlltitur lëndë helmuese fosotoksinë. Për këtë ngjarje të rëndë, ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, ndodhet pas hekurave, ndërsa po hetohet penalisht për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Sipas dokumenteve të dosjes hetimore, shkak për përshkallëzimin e konflikteve mes tyre dyshohet se është bërë një udhëtim turistik në qytetin e Beratit. Më 9 mars, vetëm një ditë para se e reja të ndërmerrte aktin fatal, Fizi ishte takuar me të pranë vendbanimit të saj në kryeqytet. Në kuadër të zbardhjes së së vërtetës, organi i akuzës ka siguruar dëshminë e shoqes së viktimës, Aurela Hasanaj, e cila ka hedhur dritë mbi mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes çiftit. Po ashtu, një vendimtar në hetime është dëshmia e dhënë nga motra e viktimës, Klodina Nikollaj. Ajo ka dëshmuar se gjatë orëve të para të 10 marsit, rreth orës 03:30, Xhuana i kishte dërguar mesazhe në aplikacionin WhatsApp, duke e njoftuar se Fizi e kishte marrë me automjet dhe e kishte dërguar në zonën e njohur si “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Aty, sipas pretendimeve të viktimës, ajo ishte ushtruar dhunë ndaj saj. Gjithashtu, e reja i kishte përcjellë të motrës edhe një fotografi, ku sipas deklarimeve, dukeshin qartë shenja dhune në fytyrë. Në mesazhin dërguar familjares, Xhuana shprehej e dëshpëruar: “Kam duru boll, smunem ma”. Vetëm pak orë më vonë, ajo u ka konfirmuar të afërmve se kishte konsumuar fostoksinë. Pavarësisht dërgimit me urgjencë në QSUT për marrjen e ndihmës mjekësore, ajo nuk ka mundur dot t'i mbijetojë toksicitetit të lëndës. Në dosjen e prokurorisë është përfshirë edhe dëshmia e një tjetër motre, Silvana Kaleshi. Ajo ka bërë me dije se pas ndarjes së tyre në vitin 2025, Fizi nuk e kishte lënë të qetë, duke e kontaktuar vazhdimisht dhe duke e shantazhuar se do t'i jepte fund jetës nëse ajo refuzonte të ribashkohej me të. Për të hedhur dritë mbi të gjithë dinamikën e ngjarjes, Prokuroria ka bashkuar në dosje dëshmitë e rrethit shoqëror dhe familjar, transkriptimet e komunikimeve telefonike, si dhe pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë. Në këtë fazë proceduriale, gjykata ka vlerësuar se provat e grumbulluara deri më tani krijojnë bindjen e një dyshimi të arsyeshëm lidhur me veprën penale për të cilën akuzohet Eraldo Fizi, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar