Sport
Përballja në Ligën e Kombeve/ Trajneri anglez lëshon superlativa për Kroacinë para duelit në Rujevicë
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kroacisë do të presë sot në stadiumin “Rujevicë”, duke filluar nga ora 18:00, përfaqësuesen e Anglisë, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.
Në prag të kësaj sfide, selektori i Anglisë, Thomas Tuchel, ka ndarë përshtypjet e tij për vendin pritës dhe kundërshtarin, duke u shprehur: “Kroacia është një vend shumë i bukur dhe shumë miqësor. Me lojtarët kroatë jemi miq dhe e njohim mirë gjithçka. Po stërvitemi këtu, nuk ka asgjë që të mos na pëlqejë”.
Më tej, ai shtoi se atmosfera dhe kushtet kanë qenë ideale për kombëtaren e tij. “Është shumë bukur, kemi pushuar mirë dhe jemi përgatitur për ndeshjen kundër një shteti krenar dhe një ekipi të madh, plot me cilësi”, u shpreh trajneri anglez.
Tuchel ka analizuar gjithashtu përbërjen e skuadrës kundërshtare, duke theksuar se ajo përfshin një mix brezash. “Ata kanë lojtarë dhe trajner të rinj, por edhe futbollistë me shumë përvojë”, deklaroi ai.
Në fund, kreu i stafit teknik të “Tre Luanëve” e ka krahasuar ndeshjen e sotme me një takim të niveleve më të larta. “Të duket sikur është gjysmëfinale e ndonjë kupe dhe ne jemi përgatitur mirë. Më pëlqejnë lojtarët tuaj, janë garues të vërtetë dhe kanë luajtur shpesh kundër Anglisë”, përfundoi Tuchel.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: