Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Muriqi jep dritën jeshile për Austrinë, Foda paralajmëron lëvizje në formacion para sfidës në “Fadil Vokrri”

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Muriqi jep dritën jeshile për Austrinë, Foda paralajmëron lëvizje në formacion para sfidës në “Fadil Vokrri”
Kombëtarja e Kosovës po bëhet Gati për përballjen e madhe të së dielës kundër Austrisë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në prag të këtij dueli të zjarrtë në Ligën e Kombeve, trajneri Franco Foda dhe sulmuesi kryesor Vedat Muriqi dolën para mediave për të ndarë pritshmëritë e tyre. Tekniku i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, u pyet mbi mësimet e nxjerra nga dy sfidat e fundit që përfshyen një humbje dhe një barazim. Ai shpjegoi se stafi teknik analizon çdo ndeshje me kujdes për të marrë vendimet e duhura për skuadrën. “Pas çdo ndeshjeje e analizojmë lojën dhe marrim vendime. Në Izrael kemi menduar se mund të stabilizohemi. Disa lojtarë kanë pasur lëndime dhe është dashur të bëjmë ndryshime. Tani, përsëri kundër Austrisë, duhet të kemi energji dhe më shumë pasion. Ndoshta do të detyrohemi të kemi ndryshime”, u shpreh Foda. Ai pranoi se ekipi pati disa vështirësi në prapavijë gjatë ndeshjes së parë kundër austriakëve, por vuri në dukje reagimin pozitiv dhe përmirësimin e dukshëm që u pa në duel ndaj Izraelit. Sipas tij, grupi është stërvitur intensivisht dhe është i vetëdijshëm për ritmin e lartë që do të ketë takimi. Lidhur me gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila u kritikua më herët nga homologu i tij austriak, Ralf Rangnick, Foda nuk i anashkaloi faktet, duke ia faturuar ngarkesës së verës nga klubet vendase. “Po, është e vërtetë. Fusha nuk ka qenë në gjendje shumë të mirë. Kjo është për shkak se gjatë verës klubet vendase kanë zhvilluar shumë ndeshje. E dimë që për të dyja kombëtaret vlen fusha”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, sulmuesi shtatlartë Vedat Muriqi solli lajme pozitive për tifozët, duke konfirmuar praninë e tij në fushë për sfidën e së dielës. “E pata një shqetësim pas ndeshjes me Austrinë. Siç e dini, pata një muaj që isha i lënduar në klub dhe kam pasur ngarkesa. Nesër do të jem gati”, tha Muriqi. Duke analizuar çelësin e suksesit për këtë përballje, Foda theksoi rëndësinë e luftimeve trup me trup dhe minimizimit të gabimeve në fushën e gjelbër. “Shumë të rëndësishme do të jenë duelet, sa më pak gabime të paraqitemi dhe të tregojmë prezencë në fushë. Këta faktorë do të jenë kyç”, përfundoi trajneri i Kosovës. Vlen të theksohet se Austria vjen në këtë takim pas një barazimi 2-2 me Irlandën, kurse Kosova ndalet pas një barazimi pa gola ndaj Izraelit, ndërsa në ndeshjen e parë të zhvilluar në Vjenë, austriakët kishin triumfuar me rezultatin 3-1.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar