Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Rangnick paralajmëron synimet e qarta në Prishtinë: Synojmë vetëm fitoren ndaj Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rangnick paralajmëron synimet e qarta në Prishtinë: Synojmë vetëm fitoren ndaj Kosovës
Përfaqësuesja e Austrisë synon maksimumin nga vizita e saj në kryeqytetin e Kosovës, teksa trajneri Ralf Rangnick ka bërë të qartë se skuadra e tij nuk udhëton me mendjen te humbja, por te triumfi. "Natyrisht, nuk duam të humbim në Prishtinë. Por ne duam t’i marrim tri pikët, ashtu siç donim në Irlandë. Në pjesën e dytë luajtëm me të gjitha forcat dhe morëm një pikë", u shpreh teknikau triak gjatë konferencës për shtyp para kësaj sfide të rëndësishme. Kombëtarja e Kosovës do të presë Austrinë nesër, me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, një duel ky që vlen në kuadër të Ligës së Kombeve. Krahas synimit për tri pikët, Rangnick ka kërkuar nga të përzgjedhurit e tij që të tregojnë qetësi dhe maturi gjatë të gjithë takimit. "Duhet të jemi të durueshëm dhe deri në fund të jetë baras. Durimi duhet të jetë maksimal. Duhet ta shohim edhe një herë ndeshjen e parë dhe pastaj të shohim", shtoi ai, duke analizuar hapat e radhës për ekipin e tij. Gjatë prononcimit për media, strategu i austriakëve nuk la pa përmendur edhe gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e vënë theksin te kontrastet me terrenin në Vjenë. "Është komplet ndryshe. Në Vjenë luajtëm në një terren të freskët, të sapo rinovuar. Në Prishtinë kam parë një terren jo shumë të mirëmbajtur. Është e pakuptimtë. Moti është i mirë dhe terreni duhej të ishte në nivel", u shpreh ai, ndërkohë që pranoi se kushtet e fushës do të jenë të njëjta për të dyja palët në fushë, duke shtuar se ka lojtarë të Kosovës të cilëve gjithashtu nuk do t'u pëlqejë ky terren. Në krah të trajnerit, para gazetarëve u paraqit edhe sulmuesi Patrick Wimmer, i cili theksoi se atmosfera në kampin austriak është pozitive dhe se grupi është përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë përballje. "Atmosfera është në rregull. Rezultati në Irlandë nuk ishte ai që menduam. Nesër duam të fitojmë. E shohim një ndeshje të vështirë, por jemi përgatitur maksimalisht", tha ai. Wimmer u shpreh gjithashtu i lumtur me hapësirat që po i jepen në kombëtare dhe me formën fizike, duke falënderuar stafin për punën në rigjenerimin e lojtarëve. "Jam i lumtur që po luaj shumë dhe do të luaj edhe ndaj Kosovës. Kemi edhe rigjenerim të mirë nga stafi dhe kemi mundësi të kemi minutazh të madh", shtoi sulmuesi. Në aspektin personal, Wimmer bëri të ditur se i njeh mirë disa nga futbollistët e Kosovës, veçanërisht Fisnik Avdullahun, Leon Avdullahun dhe Albian Hajdarin, të cilët aktivizohen te Hoffenheimi, ndërsa veçoi Fisnik Asllanin si rrezikun kryesor për prapavijën austriake. Për sa i përket situatës në tabelë pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Austria mban kreun e Grupit B3 me gjithsej shtatë pikë. Prapa saj renditen Kosova dhe Irlanda me nga katër pikë secila, kurse Izraeli mbyll renditjen me vetëm një pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar