Kronikë
Hetimet e Izraelit: A veproi i vetëm piloti që rrezikoi avionin e Flydubai? Netanyahu paralajmëron ndëshkim të rëndë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se institucionet kompetente po analizojnë me kujdes nëse piloti i përfshirë në incidentin e dyshuar për rrëzimin e një avioni të kompanisë Flydubai ka vepruar me iniciativë të tij personale, apo nëse ka pasur mbështetjen e strukturave të jashtme.
“Me kalimin e kohës, panorama po qartësohet gjithnjë e më shumë”, u shpreh kryeministri izraelit përmes një mesazhi video të shpërndarë nga kabineti i tij qeveritar.
Në fjalën e tij, ai shprehu mirënjohjen për reagimin e shpejtë të pilotit Yaniv Hayoun dhe të ekuipazhit, të cilët neutralizuan një situatë që mund të kishte prodhuar një tragjedi të përmasave të ngjashme me sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.
Sipas kreut të qeverisë izraelite, i dyshuari kishte kaluar një periudhë radikalizimi me motive islamiste. “Aktualisht jemi duke hetuar nëse ai është udhëzuar nga ndonjë palë e tretë”, theksoi Netanyahu, duke garantuar se çdo individ që ka gisht në këtë ngjarje do të mbajë përgjegjësi të plotë para ligjit.
Në anën tjetër, piloti indian Smit Machhar ka rrëfyer momentet dramatike të përballjes, ku pavarësisht plagëve të marra, arriti të ndërhynte në kabinë. Gjatë një bisede video me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, ai tregoj se pavarësisht se ishte rrëzuar në dyshemenë e kabinës, bëri një përpjekje supreme për të zhbllokuar derën nga brenda.
Dëshmia e tij tregon se falë ndërhyrjes vendimtare edhe të pasagjerëve dhe personave të tjerë prezentë, u bë e mundur vënia nën kontroll e situatës kritike.
“Isha duke luftuar për mbijetesë, por mbi të gjitha isha i vetëdijshëm se nuk mund t'i lejoja të tjerët të humbnin jetën”, u shpreh Machhar.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën hetimore për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe për të verifikuar nëse pas këtij sulmi të dështuar fshihen aktorë të tjerë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: