Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Balona e dyshimtë në Prishtinë, Gjinovci lidh rastin me metodat e rrezikshme hibride në Evropë

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 08:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Balona e dyshimtë në Prishtinë, Gjinovci lidh rastin me metodat e rrezikshme hibride në Evropë
Zbulimi i një balone meteorologjike të pajisur me një pako të dyshimtë në kryeqytet ka sjellë në vëmendje shqetësime serioze lidhur me sigurinë publike dhe mundësinë e përdorimit të mjeteve të ngjashme për qëllime keqdashëse. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Rron Gjinovci, i cili sugjeron që rasti të analizohet në një dimension më të gjerë, duke e sjellë si shembull përdorimin e taktikave të ngjashme përgjatë kufijve të Bjellorusisë me Lituaninë dhe Poloninë. Gjinovci ngre dilemën nëse kemi të bëjmë thjesht me një alarm të rremë apo me zbatimin e një taktike tashmë të njohur të sigurisë në kontinentin evropian. Më poshtë gjeni reagimin e tij të plotë të publikuar në rrjetin social Facebook: "A e dini ku është parë kjo metodë e cenimit të sigurisë publike me balona meteorologjike së fundmi? Çka nëse balona meteorologjike me bombën e rrejshme brenda, synonte Qeverinë, selinë e BE-së në Prishtinë apo ndonjë institucion tjetër afër vendit ku u gjet? Një balonë e lëshuar prej ajrit, me një pako të lidhur poshtë, është një metodë që tashmë është parë në kufijtë e Evropës. Në kufirin Bjellorusi–Lituani e Bjellorusi–Poloni, balonat meteorologjike janë përdorur në masë për me çu kontrabandë përtej kufirit. Në disa raste, këto raste kanë çu edhe deri te mbyllja e aeroporteve e ndërprerja e fluturimeve. Parlamenti Evropian i ka futë këto raste në kontekstin e operacioneve hibride që synojnë vendet e BE-së e NATO-s. Prandaj pyetja për rastin në Prishtinë është: a kemi këtu veç një alarm të rrejshëm, apo po përdoret një metodë që tashmë është pjesë e arsenalit të veprimeve hibride në Evropë? Në luftën hibride të sotme, nuk është gjithmonë nevoja me shkaktu dëm. Mjafton me kriju frikë, konfuzion, me harxhu resurse të sigurisë e me kriju një ndjenjë pasigurie."
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar