Politikë
Bashkë me Kurtin e Ramën, Ursula von der Leyen përuuron kampusin e ri universitar në Prishtinë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryetarin e Kryeqytetit, Përparim Rama, kanë zhvilluar gjatë ditës së enjte një vizitë në ambientet e reja të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore (FSHMN) pranë Universitetit të Prishtinës.
Ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor ka kushtuar gjithsej rreth 18 milionë euro, fonde këto të siguruara përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
Sipas të dhënave zyrtare, pjesa dërrmuese e financimit prej afër 12 milionë eurosh është mbështetur nga Bashkimi Evropian, mbi 5 milionë euro janë ndarë nga vetë Universiteti i Prishtinës, ndërsa 1 milion euro mbajnë vulën e kontributit nga Ministria e Arsimit.
Godina e re shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 14 mijë metrash katrorë dhe është dizajnuar për t'i shërbyer një komuniteti prej rreth 2 mijë e 300 studentësh, të cilët tashmë do t'i ndjekin studimet në kushte krejtësisht moderne.
“Nga ky projekt i përbashkët në kuadër të marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përfitojnë rreth 2 mijë e 300 studentë, të cilët tashmë kanë ambiente bashkëkohore, nga inventari deri te pajisjet laboratorike, por edhe hapësira të bollshme përreth objektit”, thuhet në njoftim e ZKM-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: