Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nga talent te rekordmen: Ylli me origjinë shqiptare arrin shifrën prej 8 milionë eurosh në treg

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 09:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga talent te rekordmen: Ylli me origjinë shqiptare arrin shifrën prej 8 milionë eurosh në treg
Arda Okan Kurtulan po kalon një periudhë fantastike forme, duke shënuar një tjetër ngritje të rëndësishme në karrierën e tij me fanellën e Göztepe. Futbolli i ri, i lindur në Stamboll por me rrënjë shqiptare, ka regjistruar një rritje të ndjeshme në vlerën e tij të kartonit, duke kapur shifrën e 8 milionë eurove në sajtin e specializuar të vlerësimeve, “Transfermarkt”. Për 23-vjeçarin, ky është kuota më e lartë e arritur ndonjëherë në karrierë, ndërkohë që vetëm prej mbylljes së sezonit të shkuar ai ka regjistruar një rritje prej 1 milion eurosh. Falë këtij ecurie pozitive, ai renditet si futbollisti i dytë më i shtrenjtë në organikën e skuadrës që militon në Superligën turke. Në ambientet sportive, emri i Kurtulan lakohet shpesh si zëvendësuesi ideal i Elseid Hysajt në krahun e djathtë të mbrojtjes te Kombëtarja kuqezi. Aktualisht, nëse do të vishte fanellën e Shqipërisë, ai do të pozicionohej në vlerë pas emrave si Anis Mehmeti, Kristjan Asllani, Ernest Muçi e Mirlind Daku, ndërkohë që për shkak të paraqitjeve të tij, talenti mbetet gjithashtu në vëmendjen e Përfaqësueses së Turqisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar