Aktuale
Incidenti në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Flet veterani Nuhi Tahiri
Reklamë e Sponsorizuar
Veterani dhe invalidi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuhi Tahiri, ka dalë me një reagim publik për të sqaruar incidentin e regjistruar gjatë protestës në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Në rrëfimin e tij, Tahiri ka treguar se kishte i u bashkuar tubimit së bashku me miqtë e tij me synimin e vetëm për të shprehur solidaritetin me ish-udhëheqësit e UÇK-së, duke shpjeguar edhe prapaskenat e konfliktit verbal.
Sipas dëshmisë së tij, tensionet nisën kur një person u dolli përpara duke u mohuar kalimin në një zonë të caktuar të sheshit ku po mbahej protesta, ndërsa pretendon se i njëjti përdori edhe fjalor fyes ndaj tyre.
Tahiri ka sqaruar se ishte afruar për t'i kërkuar llogari që të mos i pengonte, mirëpo situata ka dalë jashtë kontrollit pas fyerjeve dhe kërcënimeve të drejtuara ndaj grupit të tyre.
Duke pranuar veprimin e tij, veterani ka theksuar se në atë çast e humbi vetëpërmbajtjen dhe reagoi në mënyrë të papranueshme.
“Dua t’i kërkoj falje protestuesve për reagimin e pamatur”, ka shkruar Tahiri në njoftimin e tij.
Në mbyllje të reagimit, ai ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët pjesëmarrës në protestë, duke përsëritur ndjesën për sjelljen e tij gjatë incidentit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: