Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Goditje e rëndë për Kombëtaren e Kosovës: Vedat Muriqi mbetet jashtë sfidës ndaj Izraelit

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Goditje e rëndë për Kombëtaren e Kosovës: Vedat Muriqi mbetet jashtë sfidës ndaj Izraelit
Pak momente para fillimit të sfidës mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën B në Ligën e Kombeve, janë zyrtarizuar formacionet e dy ekipeve, ku ajo që bie në sy është vendimi i trajnerit Franco Foda për të bërë plot shtatë ndryshime në përbërjen startuese, krahasuar me humbjen 3:1 kundër Austrisë pak ditë më parë. Lajmi më shqetësues për “Dardanët” është mungesa e sulmuesit kryesor dhe golashënuesit më të mirë, Vedat Muriqi. Sulmuesi nuk figuron as në formacionin bazë dhe as në listën e lojtarëve rezervë, pasi ka pësuar një lëndim muskulor gjatë seancës stërvitore para këtij takimi. Sipas gjasave, ky dëmtim do ta mbajë Muriqin larg fushave për pjesën e mbetur të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar