Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Haxhiu: Qeveria pritet ta dërgojë këtë javë në Kuvend opinionin për Dhomat e Specializuara

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 18:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Haxhiu: Qeveria pritet ta dërgojë këtë javë në Kuvend opinionin për Dhomat e Specializuara
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Qeveria pritet ta procedojë brenda kësaj jave në Kuvend opinionin lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Haxhiu tha se Qeveria, sipas rregullores administrative, ka në dispozicion 30 ditë për procedimin e opinionit, por sipas saj, institucionet po bëjnë përpjekje që dokumenti të dërgohet në Kuvend gjatë kësaj jave. “Qeveria do të procedojë brenda kësaj jave opinionin. Ju e dini që Qeveria sipas rregullores administrative ka 30 ditë në dispozicion. Me aq sa ne kemi qenë në komunikim, ata po bëjnë përpjekje maksimale që brenda kësaj jave opinioni të drejtohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pastaj t’i hapet rrugë trajtimit të tij në komisionet përkatëse”, deklaroi Haxhiu. Ajo foli edhe për ish-krerët e UÇK-së të dënuar nga Dhomat e Specializuara, duke thënë se ata kanë nevojë për mbështetje institucionale. “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë nevojë për mbështetjen institucionale dhe jo që t’i lëmë të vetëm në një situatë ku është e rëndë edhe për qytetarët e Republikës, edhe për Republikën e Kosovës”, u shpreh ajo. Sa i përket protestave të zhvilluara në Kosovë, Haxhiu i cilësoi ato si një formë demokratike të shprehjes së qëndrimeve. Ajo përgëzoi qytetarët për, siç tha, pjekurinë e treguar gjatë protestave, të cilat i vlerësoi si paqësore, ndërsa falënderoi edhe Policinë e Kosovës për menaxhimin e situatës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar