Sport
“Kërcënim për sigurinë kombëtare”, aktivistja nga protesta: Ndërkombëtarët janë të informuar për tubimet tona të përditshme
Reklamë e Sponsorizuar
Aktivistja Luçiana Kokaj ka deklaruar se tubimet e qytetarëve do të vazhdojnë pandërprerë deri në largimin përfundimtar të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Gjatë fjalës së saj në protestën e 124-t të organizuar kundër ekzekutivit, ajo iu referua takimit të zhvilluar një ditë më parë mes kreut të qeverisë shqiptare dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke theksuar se faktori ndërkombëtar është në korrent të plotë lidhur me protestat që mbahen rregullisht para Kryeministrisë.
Sipas saj, kjo lëvizje qytetare nuk është e drejtuar thjesht ndaj një individi, por përfaqëson një revoltë ndaj të gjithë klasës aktuale politike, e cila sipas saj e ka mbajtur vendin peng.
Kokaj nënvizoi se aspirata e shqiptarëve mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe arritja e standardeve të vendeve anëtare, ndërsa largimin e Ramës e cilësoi si një kusht të panegociueshëm për t'i hapur rrugë këtij procesi eurointegrues.
“Protestohet kundër kësaj klase politike që na ka marrë peng vendin. Ne nuk besojmë se ndërkombëtarët erdhën vetëm me shpresën e Edi Ramës. Ata e dinë që ne jemi këtu poshtë zyrës së Ramës çdo ditë derisa ai të largohet dhe t’i hapë rrugë Bashkimit Evropian. Shqiptarët duan të integrohen që të kenë standardet e BE dhe jo të jenë një shtojcë. Ndaj ne jemi në protestë çdo ditë dhe ta vazhdojmë protestën për një Shqipëri të lirë”, u shpreh ajo.
Gjatë fjalës së saj, aktivistja adresoi gjithashtu shqetësime madhore që lidhen me sigurinë kombëtare dhe nivelin e lartë të korrupsionit, duke apeluar që vëmendja e opinionit publik të mos shpërqendrohet nga çështje të karakterit privat të individëve.
“Siguria kombëtare është në rrezik. Historitë rozë nuk na largojnë vëmendjen nga problemi i vërtetë, për ne nuk është problem jeta private e dikujt, problem është korrupsioni”, u shpreh ndër të tjera Kokaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: