Sport
Përballja në Debrecen, ambasadorja izraelite dërgon mesazh frymëzues për Kosovën dhe Izraelin
Reklamë e Sponsorizuar
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka përcjellë urimet e saj më të mira për dy kombëtaret, të cilat do të masin forcat mbrëmjen e sotme në qytetin hungarez, Debrecen, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përmes një reagimi në platformat digjitale, diplomatja izraelite ka vënë në pah rëndësinë e këtij takimi në fushën e blertë, duke shprehur dëshirën që sfida të karakterizohet nga pasioni, korrektësia dhe vlerat e larta të fair-play-it.
"Sonte, Izraeli dhe Kosova takohen në fushën e futbollit. Uroj që të dyja skuadrat të kenë një ndeshje të mirë, të luajtur me pasion, respekt dhe frymë të vërtetë sportive. Uroj që kjo mbrëmje t’i afrojë edhe më shumë popujt tanë", ka theksuar Ziv në mesazhin e saj.
Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit do të zbresin në fushë mbrëmjen e sotme, me sfidën që është planifikuar të nisë në ora 20:45, si pjesë e ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: