Kronikë
Tragjedi në aksin Tapizë-Fushë-Krujë: Përplasja e dy makinave i marrë jetën 22-vjeçarit
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident rrugor me pasoja fatale është regjistruar pasditen e sotme përgjatë aksit rrugor Tapizë-Fushë-Krujë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:50 në zonën e njohur si "Arrameras", ku dy automjete janë përplasur fort me njëri-tjetrin. Në drejtimin e mjeteve ndodheshin një 44-vjeçar dhe një 18-vjeçar.
Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi 18-vjeçar ka pësuar dëmtime fizike dhe është transportuar për në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë, përplasja ka qenë fatale për pasagjerin që udhëtonte në automjetin e 18-vjeçarit. Bëhet fjalë për një shtetas egjiptian rreth 22 vjeç, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e para për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë përplasje tragjike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: