Aktuale
Mundësi punësimi: Kontingjenti Ushtarak Italian në Kosovë shpall konkurs për staf civil
Reklamë e Sponsorizuar
Kontingjenti Ushtarak Italian në Kosovë (ITALFOR) ka shpallur thirrjen zyrtare për angazhimin e personeli të ri civil, duke ofruar pozicione pune për qytetarët e interesuar.
Të gjithë të interesuarit kanë afat deri më 16 tetor 2026 për të dorëzuar aplikimet e tyre. Dërgimi i dokumentacionit duhet të bëhet ekskluzivisht përmes adresës elektronike [email protected], ndërsa dokumentet shoqëruese duhet të jenë domosdoshmërisht në formatin PDF.
Pas mbylljes së afatit, një komision i posaçëm do të bëjë shqyrtimin dhe verifikimin e kualifikimeve të kandidatëve. Vlerësimi dhe vendimi përfundimtar do të bazohen në kritere të rrepta profesionale dhe operative.
Personeli që do të përzgjidhet mund të caktohet në çdo pikë operative të ITALFOR-it në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në varësi të nevojave organizative të misionit.
Pas shqyrtimit paraprak të dosjeve, kandidatët e kualifikuar do të ftohen në intervista, të cilat do të organizohen brenda Kampit Villaggio Italia, në fshatin Belo Polje të Pejës. Rezultatet dhe njoftimet e mëvonshme për fituesit do të dërgohen në rrugë elektronike përmes emailit.
Vlen të theksohet se vetëm dorëzimi i aplikimit nuk përbën garanci apo të drejtë automatike për punësim. Kontrata do të lidhet vetëm pasi të ketë përfunduar tërësisht procesi i konkurrimit dhe të jetë verifikuar përmbushja e plotë e të gjitha kushteve të kërkuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: