Kronikë
Bedri Hamza pas protestës në Prishtinë: Qytetarët e Kosovës refuzojnë padrejtësinë
Reklamë e Sponsorizuar
Ka përfunduar me sukses marshuprotesta e sotme në kryeqytetin e Kosovës, e organizuar nën moton “Jo në emrin tim”, si reagim ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje nga kjo tubim madhështor, duke shprehur hapur mbështetjen e tij për mesazhin e përcjellë.
Në reagimin e tij publik, lideri i opozitës ka theksuar se qytetarët e vendit nuk mund dhe nuk duhet të pajtohen me vendime që cenojnë drejtësinë. “Populli i Kosovës nuk e pranon padrejtësinë. Jo në emrin tim! Jo në emrin tonë!”, ka shkruar Hamza.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: