Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

“Hallall ju qoftë gjaku i babait!” – Mesazhi i fuqishëm i Çlirim Hazirit për rininë në tubimin “Jo në emrin tim”

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Hallall ju qoftë gjaku i babait!” – Mesazhi i fuqishëm i Çlirim Hazirit për rininë në tubimin “Jo në emrin tim”
Organizatori i nismës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, gjatë protestës masive të mbajtur sot në Prishtinë, ka kërkuar drejtësi të mirëfilltë të mbështetur në fakte dhe hapa konkretë institutionalë për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, Haziri u dha një mesazh të veçantë të rinjve, ndërkohë që solli në vëmendje figurën e babait të jo, Xhavit Hazirit, fati i të cilit mbetet ende i panjohur që prej vitit 1998, duke lënë familjen në pritje të vazhdueshme. “Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem! Hallall ju qoftë! Sepse kur ju shoh të lirë, në këmbë, duke mos harruar prej nga erdhi kjo liri, e kuptoj se sakrifica e tyre jeton te ju”, u shpreh ai para të pranishmëve. Ai gjithashtu shpjegoi se data 1 Tetor nuk u caktua rastësisht, por për të evokuar guximin e studentëve të cilët, para 29 vitesh, zbritën në rrugë për mbrojtjen e universitetit, dinjitetit qytetar dhe lirisë. “Sepse mund ta ndalësh një marsh, por nuk mund ta ndalësh një popull kur vendos të ngrihet! 29 vjet më vonë, ne jemi përsëri në këto rrugë. Në një Kosovë tjetër. Në një Kosovë të lirë. Për një arsye tjetër. Por me një përgjegjësi që nuk ka ndryshuar: të mos heshtim!”, shtoi Haziri. Duke u ndalur te gjenerata e pasluftës, ai vuri infuz se liria që gëzon sot rinia është rezultat i drejtpërdrejtë i gjakut dhe mundit të familjeve të tyre. “Ju nuk e keni parë luftën me sytë tuaj, por jeni rritur me lirinë që doli prej saj. Në shumë prej shtëpive tuaja, historia nuk është fotografi në libër. Është fotografi në mur!”, tha aktivisti. Një moment tejet emocional i fjalimit të tij iu kushtua mungesës së gjatë të të atit dhe vuajtjeve të familjeve që ende kërkojnë të vërtetën për fatin e njerëzve të tyre të afërm. “Për shumë prej jush, Xhavit Haziri është Hero i Kombit. Për mua, është babai im. Babai që mungon që nga viti 1998. Babai të cilit ende nuk ia di varrin ku mund t’ia vendos një lule”, u shpreh ai me dhimbje. Në mbyllje të fjalës së tij, Haziri përmblodhi emocionet dhe amanetin e kësaj lufte: “Kur e dëgjoj fjalën UÇK, shoh babain tim. Shoh shokët e tij. Shoh nënat që pritën. Shoh fëmijët që u rritën pa baballarë. Shoh varret e dëshmorëve. Shoh gjyshen time Fahrijen që ende pret një lajm për djalin e saj. Dhe shoh edhe varret që ende mungojnë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar