Aktuale
“Ato shkuan me dëshirë” – Ermiona Lekbello thyen heshtjen dhe mbron gratë pas skandalit me videot intime
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja dhe modelja e njohur, Ermiona Lekbello, ka dhënë një reagim të ashpër lidhur me skandalin e fundit të videove intime që kanë përmbytur rrjetet sociale, duke dalë në mbrojtje të grave të përfshira.
Përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjet, ajo ka theksuar se personat në fjalë kanë qenë në ato vende me dëshirën e tyre të plotë, duke kërkuar që jeta private të mos bëhet objekt gjykimi publik.
“Për qejfin e vet kanë shku, i donte qejfi. Okej?! Është me qejf kjo gjë”, është shprehur ajo pa doreza.
Më tej, artistja ka drejtuar akuza të forta ndaj standardeve të dyfishta që mbizotërojnë në shoqërinë shqiptare kur bëhet fjalë për gjinitë.
“Apo është OK që burrat të mbajnë nga 56 dashore? Është, është OK. Po ç’bëni mo, ç’bëni? Mos i vini faj femrës, asnjëherë, në asnjë drejtim”, ka deklaruar Lekbello.
Ajo ka vënë në dukje se gratë shqiptare vuajnë nga mungesa e mbështetjes institucionale dhe shoqërore, duke i cilësuar ato si viktimat e një sistemi që i gjykon me lehtësi.
“Femra shqiptare është e vuajtur. Femra shqiptare nuk ka përkrahje. Femra shqiptare është e vuajtur dhe femra shqiptare është një viktimë e shoqërisë”, u shpreh ajo.
Gjatë fjalës së saj, Lekbello ka prekur edhe realitetin e vështirë ekonomik e social, duke kujtuar se shumë vajza detyrohen të përballen me sfidat e jetës që në moshë të mitur.
“Ju e kuptoni që njeriu merr rrugët 16 vjeç, 16 vjeç ka marrë se s’kishte djepshin të hante”, tha ajo.
Në mbyllje të reagimit të saj, këngëtarja ka kritikuar hipokrizinë e shoqërisë në diskutimet rreth dinjitetit të gruas, duke kujtuar se varfëria dhe mungesa e përkrahjes i shtyjnë ato shpesh drejt situatave komplekse.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: