Kronikë
Marshi për UÇK-në në Prishtinë: Policia bllokon disa akse rrugore dhe merr masa sigurie
Reklamë e Sponsorizuar
Për shkak të protestës së paralajmëruar për sot në orën 16:00 tek sheshi ‘Skënderbeu’ në kryeqytet, e thirrur nga platforma “Liria ka emër” për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm operacionalë për garantimin e rendit, qetësisë publike dhe mbarëvajtjen e plotë të kësaj ngjarjeje nga fillimi e deri në përfundim.
Për shkak të grumbullimit të qytetarëve dhe lëvizjes së tyre gjatë tubimit, do të ketë bllokada dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugët që preken nga ky aktivitet. Për këtë qëllim, autoritetet policore kanë angazhuar njësitet e trafikut për të orientuar automjetet drejt rrugëve alternative sipas nevojës në terren.
Bazuar në planin e sigurisë, duke filluar nga ora 15:00, qarkullimi i automjeteve do të ndërpritet përkohësisht në rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri”. Megjithatë, forcat e rendit kanë bërë të ditur se, në varësi të zhvillimeve dhe situatës operative, mund të ketë bllokada edhe në akse të tjera rrugore.
“Efektivët e policisë do të ndodhen në terren për të mbrojtur rendin kushtetues dhe sigurinë publike, ndërsa garantimi i sigurisë së qytetarëve mbetet prioritet kyç i Policisë së Kosovës. Ndërkohë, falënderojmë organizatorët dhe qytetarët për bashkëkuptimin e deritanishëm, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të trafikut në shërbim të sigurisë së përgjithshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: