Politikë
Bedri Hamza bën thirrje për mobilizim masiv: Më 1 tetor në shesh kundër padrejtësive në Hagë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës popullore të thirrur për datën 1 tetor, e cila do të mbahet në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.
Në thirrjen e tij publike, kreu i PDK-së ka kërkuar një pjesëmarrje sa më të gjerë të studentëve, ish-luftëtarëve dhe mbarë qytetarëve, duke theksuar se kjo protestë shërben si një platformë për të ngritur zërin kundër asaj që ai e ka cilësuar si padrejtësi që po u bëhet ish-krerëve në Hagë.
“Të bashkuar, ta mbrojmë të drejtën dhe dinjitetin tonë. Të gjithë bashkë, më 1 tetor! Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”, ka shkruar ndër të tjera Hamza në mesazhin e tij drejtuar opinionit publik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: