Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kryeqyteti bëhet me ndërmarrje publike për mbeturina, Kuvendi Komunal i Prishtinës jep dritën jeshile

Redaksia Lajmetereja • 25-09-2026 12:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeqyteti bëhet me ndërmarrje publike për mbeturina, Kuvendi Komunal i Prishtinës jep dritën jeshile
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim zyrtar për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Pastrimi”, pas një procesi votimi ku ky propozim ka siguruar mbështetje unanime nga ana e të pranishmëve. Gjatë seancës plenare, nisma ka kaluar me 34 vota pro, pa pasur asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim nga ana e anëtarëve të kuvendit. Leotrim Retkoceri, i cili ka qenë edhe propozues i kësaj pike, ka theksuar se krijimi i këtij institucioni është jetik për qytetin, duke e lidhur këtë zhvillim edhe me faktin se Ministria e Financave nuk ka nënshkruar garancionin e huamarrjes. “Themelimi i kësaj ndërmarrjeje është me rëndësi për kryeqytetin. Marr parasysh rrethanat edhe faktorët me të cilët jemi, kjo vjen edhe si pasojë e mosnënshkrimit të garancionit të huamarrjes nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe është rruga që kryeqyteti ta ketë ndërmarrjen e vet ku menaxhon, organizon dhe e pastron qytetin dhe nuk ka barrën dhe peshën e komunave të tjera, të cilat kanë mangësi në inkasim, modernizim, ndërsa Ndërmarrja ‘Pastrimi’, kjo që është regjionalja, ka për barrë financat, makinerinë, menaxhimin e të gjitha komunave përreth”, ka deklaruar Retkoceri. Në anën tjetër, ky vendim është kundërshtuar hapur nga Gëzim Sveçla, kryetar i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka bërë të ditur se subjekti i tij politik nuk do ta përkrahë një nismë të tillë. “Është një tendencë me vazhdu klientelizimin e shpërfaqur nga PDK të shpërndarë në shumicën e ndërmarrjeve të kryeqytetit, që ka rezultu me ndërmarrje mandej që bankrotojnë edhe me punëtorë që nga dy muaj ditë nuk i marrin pagat. Kjo është një kërkesë për një mundësi të re që një pjesë të tregut t’ia japin operatorit privat, në kundërshtim nga ajo çfarë kanë deklaruar në dhjetor të vitit 2024. Prishtina e ka ndërmarrjen e vet, kompania ‘Pastrimi’, kjo ndërmarrje i ka ndërprerë pothuajse të gjitha aktivitetet në komunat tjera dhe mund të koncentrohet vetëm në Prishtinë. Qytetarët duhet ta dinë se po duan ta bankrotojnë ‘Pastrimin’ dhe një pjesë të punëtorëve ta dërgojnë në ndërmarrjen e re. VV nuk e mbështet një propozim të tillë”, ka theksuar Sveçla.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar