Arrestohen 2 persona tё dyshuar për veprën penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’

Publikuar më: 25-04-2025 14:17
Pejë, 23 prill 2025 Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Deçan, me datën 23.04.2025, rreth orёs 11:30, ka siguruar informatë dhe foto tё personave tё dyshuar me armё. Njёsitet Policore tё Stacionit Policor nё Deçan, nё bashkёpunim me prokurorin e shtetit, kanё vepruar komfor procedurave ligjore dhe gjatё bastisjёs nё shtёpinё dhe objektet pёrcjellёse tё personave tё dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar: • njё (1) Pushkё produzeqe 44 M-48, • njё (1) Pushkё Fazision-karabin, • njё (1) armё Pistoletё kal: 9x19mm dhe njё(1) karikator i sё njejtёs armё, • njё (1) Pushkё ajrore kal: 177/435 mm, • njё (1) mjet i mprehtё (thikё) “Rambo”, • dymbёdhjetё (12) fishekё tё kalibrave tё ndryshёm. Tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё liruar nё procedurё tё rregullt.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu