Kronikë
Aksident i rëndë në aksin Pejë-Prishtinë: Përplasen autobusi dhe kamioni, dhjetë persona kërkojnë ndihmë mjekësore
Reklamë e Sponsorizuar
Dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore pas një aksidenti rrugor të regjistruar gjatë ditës së sotme në magjistralen Pejë–Prishtinë, konkretisht në territorin e fshatit Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë një autobus dhe një kamion.
Sipas informacioneve zyrtare, në mesin e udhëtarëve dhe personave të lënduar gjendet edhe drejtuesi i autobusit, i cili po ashtu ka pësuar lëndime nga kjo përplasje.
Ngjarjen e ka konfirmuar për portalin tonë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se njësitet policore janë njoftuar lidhur me këtë incident trafiku rreth orës 14:05.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: