Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Pasojat e sulmit ukrainas në Bengazi: Rusia tërheq konvojet ushtarake nga Mesdheu

Redaksia Lajmetereja • 27-11-2026 18:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pasojat e sulmit ukrainas në Bengazi: Rusia tërheq konvojet ushtarake nga Mesdheu
Një grup anijesh ruse që po transportonin pajisje ushtarake drejt Libisë u detyrua të ndryshonte lundrimin në Detin Mesdhe, pasi dronët detarë të Ukrainës goditën dhe fundosën një anije luftarake të Moskës në portin e Bengazit më 22 nëntor, bëjnë të ditur burime ushtarake dhe të sigurisë për mediat britanike. Ky zhvillim, i cili nuk ishte bërë publik deri më tani, dëshmon se Kremlini po merr masa urgjente për të garantuar sigurinë e flotës së tij detare, pas operacionit të suksesshëm ukrainas në territorin libian, i cili ndodhet rreth 2 000 kilometra larg vijës së frontit në Ukrainë. Sipas një zyrtari të lartë ushtarak evropian që ka ndjekur nga afër lëvizjet detare ruse, një tjetër konvoj i shoqëruar nga fregata "Golovko" anuloi udhëtimin drejt Libisë pikërisht në ditën kur u regjistrua sulmi në portin e Bengazit. Informacionet janë konfirmuar gjithashtu nga një përfaqësues i inteligjencës ushtarake të Ukrainës dhe një zyrtar i shërbimeve të sigurisë në Lindjen e Mesme, të cilët saktësuan se ky grup i dytë anijesh ruse ka ndërprerë lundrimin dhe tashmë ka hedhur thekret në brigjet e Algjerisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar