Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

I japin fund lidhjes pas shtatë vitesh: Nicole Scherzinger dhe Thom Evans ndahen

Redaksia Lajmetereja • 27-11-2026 17:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
I japin fund lidhjes pas shtatë vitesh: Nicole Scherzinger dhe Thom Evans ndahen
Pasi ka përjetuar lidhje të kaluara me një pilot kampion bote dhe një yll të tenisit në kërkim të fatit të saj në dashuri, ylli i muzikës Nicole Scherzinger duket se do t'i duhet t'ia nisë sërish nga e para. Këngëtarja e njohur i ka dhënë fund lidhjes së gjatë dhe fejesës me ish-lojtarin e ragbit. Lajmi për ndarjen e tyre është bërë i ditur të premten nga vetë Thom Evans, i cili përmes një njoftimi la të kuptohet se vendimi për t'i dhënë fund romancës shtatëvjeçare ka ardhur nga ana e ish-vokalistes së grupit Pussycat Dolls. 41-vjeçari, dikur anësor i kombëtares skoceze të ragbit, ka ndarë me ndjekësit e tij në platformën Instagram një mesazh prekës për ndarjen. “Me zemër të rënduar, ju njoftoj se Nicole dhe unë nuk jemi më bashkë. Pas shtatë vitesh dashuri, përkushtim dhe besim në një të ardhme së bashku, kjo është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë. Edhe pse ky nuk është përfundimi që do të kisha dëshiruar ndonjëherë, unë e respektoj vendimin e Nicole dhe i uroj sinqerisht gjithë lumturinë në kapitullin e ardhshëm të jetës së saj”, ka shkruar ai. Ky lajm vjen në një periudhë jo edhe aq të favorshme për 48-vjeçaren, e cila së fundmi u detyrua që bashkë me grupin e saj muzikor të anulonte para kohe turneun botëror 'Forever Tour', si pasojë e interesimit të ulët dhe shitjeve të pakta të biletave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar