Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

PDK-ja zgjedh nënkryetarin e ri të hënën, Tahiri zbulon hapat e partisë

Redaksia Lajmetereja • 25-09-2026 11:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
PDK-ja zgjedh nënkryetarin e ri të hënën, Tahiri zbulon hapat e partisë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka konfirmuar se gjatë ditës së hënë do të bëhet propozimi dhe zgjedhja e nënkryetarit të këtij subjekti politik. Sipas tij, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me strukturat e partisë, do të ndërmarrin hapat e domosdoshëm për të garantuar unitet, me qëllim që projektligji i iniciuar të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend. “Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës do të zgjidhet të hënën, do të propozohet dhe do të zgjedhet të hënën. Zotëri Hamza dhe Partia Demokratike e Kosovës do t’i bëjë të gjitha veprimet e saja në frymën e unifikimit, në mënyrë që projektligji ta gjejë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe t’i themi jo kësaj padrejtësie historike që është bërë”, ka deklaruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar