Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Policia gjen një @rmë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia gjen një @rmë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve nga patrulla policore ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri në një automjet në Suharekë. Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur gjatë kontrollimit të dokumentacionit të një automjeti në një pikë kontrolli në Suharekë, zyrtarët policorë kanë vërejtur në kroskotin e automjetit një armë zjarri, pistoletë, të mbushur me një krehër me katër fishekë. “Në momentin e kontrollit, personi që drejtonte automjetin nuk posedonte leje përkatëse për mbajtjen e armës në fjalë. Më vonë, në stacionin policor është paraqitur edhe pronari i armës së zjarrit, i cili posedonte leje për armën në fjalë. Megjithatë, me vendim të prokurorit, duke marrë parasysh se në momentin e ndalimit arma ishte gjetur në posedim të personit të dyshuar, ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, thuhet në njoftim. Pas intervistimit, sipas njoftimit, i dyshuari A.M., 26-vjeçar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma është sekuestruar përkohësisht.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar