Ekonomi
Shiroka Pula themeloi Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka themeluar Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave, si platformë shtetërore me misionin për t`i avancuar të drejtat, sigurinë, pjesëmarrjen dhe pavarësinë ekonomike të grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën.
Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se fuqizimi i grave nuk është vetëm çështje e përfaqësimit apo e barazisë formale, por çështje e drejtësisë, dinjitetit njerëzor, demokracisë dhe së ardhmes së vendit.
Prioriteti qendror i Këshillit do të jetë fuqizimi ekonomik dhe financiar i grave, si dhe adresimi i dhunës ndaj tyre. Presidentja Shiroka Pula theksoi nevojën për zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës kundër grave, diskriminimit dhe mohimit të mundësive të barabarta, duke kërkuar reagim të koordinuar, mbrojtje dinjitoze për viktimat dhe llogaridhënie të plotë institucionale.
Ky Këshill do ta bashkojë ekspertizën e shoqërisë civile, profesionisteve të pavarura, akademisë, sektorit privat, komuniteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë, për t`i identifikuar mangësitë, propozuar rekomandime konkrete, pa i zëvendësuar përgjegjësitë e institucioneve ekzistuese.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: