Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Vr*sjet në Fier, vetura e gjetur dyshohet se hyri nga Kosova në Shqipëri

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vr*sjet në Fier, vetura e gjetur dyshohet se hyri nga Kosova në Shqipëri
Një “Volvo” i denoncuar i vjedhur në Suedi në vitin 2023 i çoi hetimet për atentatin e dyfishtë në Fier drejt Suedisë dhe Kosovës. Policia e Shqipërisë u kërkoi autoriteteve të të dyja vendeve të dhëna për automjetin që dyshohet se përdorën autorët e vrasjes së Selami Hasanit, i njohur si Sel Çami, dhe nipit të tij, Jakup Hasani. Sipas raportimit të mediave nga Shqipëria, hetuesit dyshojnë se makina hyri në Shqipëri nga Kosova, përmes pikës kufitare të Morinës. Për këtë arsye, policia u kërkoi homologëve kosovarë të dhëna për kalimin e mjetit dhe po verifikon nëse në transportimin e tij u përfshinë edhe shtetas kosovarë. Autoriteteve suedeze u kërkoi informacion për rrethanat e vjedhjes, historikun e automjetit dhe personat që mund të kenë pasur lidhje me të, shkruajnë mediat në Tiranë. Policia e gjeti makinën të djegur në fshatin Dërmenas të Fierit. Brenda saj zbuloi katër armë zjarri, tri prej tyre me silenciator. Duke rindërtuar rrugën e automjetit deri në Shqipëri, hetuesit synojnë të identifikojnë autorët e atentatit dhe personat që mund t’i kenë ndihmuar. Pista kryesore e hetimit mbetet hakmarrja. Selami Hasani kishte dalë nga burgu vetëm 20 ditë para se të vritej. Ai kishte përfunduar dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja. Raportohet se Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet e Kosovës dhe Suedisë në kuadër të hetimeve për atentatin e dyfishtë në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani. Hetuesit po përqendrohen te gjurmimi i automjetit tip Volvo, të cilin autorët e përdorën për të kryer krimin dhe më pas e dogjën në fshatin Dërmenas.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar