Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

U caktohet nga një muaj paraburgim katër të arrestuarve në rastin e Arlinda Zekajt

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
U caktohet nga një muaj paraburgim katër të arrestuarve në rastin e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve N.S., D.S., M.P. dhe G.B., të dyshuar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. "Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve, N.S., D.S., M.P. dhe G.B., të dyshuar për vepra penale që lidhen me rastin e vrasjes së rëndë. Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve N.S. dhe D.S., për shkak të dyshimit për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.4, lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa ndaj të pandehurve M.P. dhe G.B., për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, nga neni 380, paragrafi 3, i KPRK-së",njofton Gjykata. Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve N.S. dhe D.S. llogaritet nga data 24.11.2026, në ora 09:30, deri me datë 24.12.2026, ndërsa ndaj të pandehurve M.P. dhe G.B. nga data 24.11.2026, në ora 10:00, deri me datë 24.12.2026. Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda dyzetetetë (48) orëve nga momenti i pranimit të aktvendim
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar