Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho, ka pritur në takim kryeprokurorin në detyrë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Dren Paca. Sipas njoftimit tëSPAK-ut,në këtë takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në koordinimin e veprimeve, shkëmbimin e informacionit dhe intensifikimin e komunikimit ndërmjet strukturave përkatëse. Gjatë bisedës është vënë në pah rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar, i cili në shumë raste i tejkalon kufijtë shtetërorë. SPAK-u ka theksuar se bashkërendimi i veprimeve dhe partneriteti ndërmjet institucioneve të drejtësisë mbeten thelbësore për të përballuar me efikasitet këtë fenomen. Takimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të SPAK-ut në rrjetet sociale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar