Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve takon ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve takon ambasadorin e Hungarisë në Kosovë
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga zëvendëskryetari Adnan Rrustemi, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux, me të cilin diskutuan për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë, përfaqësimin e tyre institucional dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit, zëvendëskryetari Rrustemi e falënderoi ambasadorin Dux për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës. Ai prezantoi punën e Komisionit, duke u ndalur te mekanizmat institucionalë dhe kushtetues që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe përfaqësimin e tyre në Kuvend. Nga ana e tij, ambasadori hungarez shprehu interesim për punën e Komisionit dhe gjendjen e komuniteteve joshumicë në Kosovë. Ai vlerësoi përvojën e Kosovës në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, ndërsa ndau edhe përvojat e Hungarisë në fushën e përfaqësimit institucional të tyre. Anëtarët e Komisionit theksuan rëndësinë e zbatimit të garancive kushtetuese dhe të masave konkrete që mundësojnë përfaqësimin dhe përfshirjen e komuniteteve në jetën institucionale. Po ashtu, në takim u diskutua për legjislacionin që ndërlidhet me të drejtat e komuniteteve dhe ndryshimet e mundshme në këtë fushë. Takimi u përmbyll me zotimin e palëve për vazhdimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në funksion të avancimit të të drejtave dhe interesave të komuniteteve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar