Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Dogana e Kosovës zbulon dërgesë postare me mbi 4 mijë copë stoli argjendi,

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 14:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dogana e Kosovës zbulon dërgesë postare me mbi 4 mijë copë stoli argjendi,
Dogana e Kosovës ka zbuluar 4,161 copë stoli argjendi në një dërgesë postare në sektorin e Aeroportit – Kargo, e cila ishte deklaruar si “pjesë të imta metali për testim”. Sipas njoftimit të Doganës, rasti është zbuluar gjatë procedurave të rregullta të kontrollit dhe selektimit të dërgesave, pas dyshimeve për mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe përmbajtjes së pakos. Pas kontrollit me pajisjen e skanimit dhe ekzaminimit fizik, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se në vend të pjesëve metalike për testim, në pako gjendeshin 4,161 copë/njësi stoli argjendi. Mallrat e gjetura përfshinin 1,331 unaza, 358 qafore, 844 byzylykë, 1,001 varëse, 503 palë vathë dhe 124 komplete. Dogana ka bërë të ditur se vlera doganore e mallit, pa përfshirë taksat, është 25,861.39 euro, ndërsa detyrimet doganore që është tentuar të shmangen arrijnë në 7,706.69 euro. Për shkak të mosdeklarimit të saktë të llojit, sasisë, peshës dhe vlerës së mallit, rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar