Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Owono bën një tjetër hap drejt rikthimit, stërvitet ende i vetëm

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 14:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Owono bën një tjetër hap drejt rikthimit, stërvitet ende i vetëm
Jesus Owono ka bërë një tjetër hap në rrugën drejt rikthimit në aktivitet sportiv. Sipas raportimit të gazetës “Diari d'Andorra”, portieri i Andorrës është stërvitur për herë të parë në mënyrë publike në fushën e stadiumit “Estadi Comunal”, pas ndarjes tragjike nga jeta të Jesus de Miguel. Reprezentuesi i Guinesë Ekuatoriale prej disa javësh po zhvillon përgatitje fizike, kryesisht në palestër, por deri më tani seancat e tij stërvitore ishin zhvilluar larg syve të publikut. Të mërkurën, Owono doli në fushë në kohën kur bashkëlojtarët e tij po zhvillonin seancën e analizës me video, në prag të ndeshjes së së shtunës kundër Las Palmasit. Sipas mediave andorrane, portieri punoi nën mbikëqyrjen e përgatitësve fizikë, duke kryer ushtrime me top dhe disa ndërhyrje në portë. Megjithatë, sapo pjesa tjetër e skuadrës doli në fushë, Owono u largua për të vazhduar përgatitjet në palestër.Për momentin, nuk ka një datë të caktuar për rikthimin e tij në stërvitjet e përbashkëta me ekipin. Dalja e tij në fushë përbën një zhvillim pozitiv në procesin e rikuperimit, por portieri vazhdon të ndjekë një program individual, pa u nxituar drejt rikthimit të plotë në aktivitet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar