Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Hetimet për plagosjen në sy gjatë protestës, Erion Vishkulli del nga Prokuroria: Nuk isha në gjendje…

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 14:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Hetimet për plagosjen në sy gjatë protestës, Erion Vishkulli del nga Prokuroria: Nuk isha në gjendje…
Pak ditë pas kthimit nga Italia, ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në sy, Erion Vushkulli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, ku dha dëshminë e tij lidhur me plagosjen gjatë protestës në kryeqytet. Pas daljes nga Prokuroria, ai u shpreh se kërkon drejtësi, teksa deklaroi se nuk e di ende nëse do të marrë pjesë në protestën e thirrur më 28 nëntor. “Unë kërkoj drejtësi. Vetëm fitore, Shqipëria është e jona. Do të shoh si jam me gjendjen, unë këtu vijoj të bëj kontrollet. Aty isha për dy orë e pashë që nuk isha në gjendje”,deklaroi Vushkulli. I riu mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ndërsa për këtë ngjarje Prokuroria ka nisur hetimet. Menjëherë pas mbërritjes së tij nga Italia, Vushkulli është njoftuar për t’u paraqitur në organin e akuzës, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e rrethanave të incidentit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar