Botë
Brukseli pret liderët e Ballkanit Perëndimor: Detajet e axhendës për Samitin e rëndësishëm
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeqyteti i Bashkimit Evropian, Brukseli, do të jetë nesër epiqendra e diplomacisë rajonale, ku krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësit evropianë do të mblidhen në kuadër të Samitit të radhës BE–Ballkani Perëndimor.
Bazuar në agjendën e bërë publike nga Këshilli Evropian, agjenda nis në orën 17:00 me arritjen e delegacioneve, ndërsa ceremonia e mirëseardhjes zyrtare është planifikuar për në orën 17:40.
Diskutimet kryesore do të zhvillohen gjatë seancës plenare që fillon në orën 18:00. Pas përfundimit të saj, në orën 19:05, liderët do të bëjnë fotografinë tradicionale të përbashkët. Menjëherë pas këtij momenti, në orën 19:15, është parashikuar mbajtja e konferencës për media, kurse punimet e këtij samiti do të mbyllen me një darkë pune, e cila nis në orën 20:00.
Ky takim i nivelit të lartë shihet si një platformë kyçe për të forcuar dialogun dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të rajonit tonë, duke adresuar sfidat dhe mundësitë e përbashkëta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: