Aktuale
Emin Haziri, shefi shqiptar që po promovon Kosovën në Itali, pritet nga konsulli në Milano
Reklamë e Sponsorizuar
Shefi i njohur i kuzhinës, Emin Haziri, i cili ka arritur sukses në gastronominë italiane, është pritur në një takim nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Milano, Rexhep Bajraktari.
Gjatë takimit, Bajraktari e përgëzoi Hazirin për sukseset e arritura dhe e falënderoi për kontributin e tij në promovimin e Kosovës përmes talentit, profesionalizmit dhe punës së tij.
Konsulli i Përgjithshëm vlerësoi se Haziri është një ambasador i Kosovës dhe i vlerave të saj në arenën ndërkombëtare.
“Është kënaqësi dhe krenari të takosh personalitete të tilla, të cilat me përkushtimin dhe kontributin e tyre e promovojnë Kosovën në nivele kaq të larta. Shef Emin Haziri është një ambasador i shkëlqyer i Kosovës dhe i vlerave të saj. Faleminderit për këtë takim të këndshëm dhe mikpritjen”,u shpreh Bajraktari.
Emin Haziri drejton restorantin Procaccini Milano, i cili është renditur së fundmi ndër 50 restorantet më të mira në Itali.
Sukseset e tij janë vlerësuar edhe nga revista prestigjioze Forbes, e cila e ka përfshirë Hazirin në mesin e shefave të rinj të kuzhinës, nën moshën 30-vjeçare, që kanë arritur të fitojnë yllin Michelin.
Përmes arritjeve të tij profesionale, Haziri po e përfaqëson gastronominë shqiptare përtej kufijve, duke promovuar njëkohësisht Kosovën në skenën ndërkombëtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: