Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po goditej me sëpatë, nuk ndërhyri

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 18:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, dyshohet se ka qenë e pranishme në shtëpi, madje edhe në dhomën e gjumit, në momentin kur Albert Sylaj po e sulmonte Arlindën me sëpatë, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta ndaluar sulmin. Këto detaje dalin nga kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës. Sipas Prokurorisë, dosje të cilën e ka siguruar Betimi për Drejtësi, Nurije Sylaj fillimisht kishte qenë në sallon, ndërsa më pas edhe në dhomën e gjumit, gjatë kohës kur po zhvillohej sulmi ndaj viktimës. Ajo dyshohet se ishte në dijeni për veprimet që po ndodhnin, por nuk kishte ndërhyrë për ta penguar apo ndërprerë sulmin. Për më tepër, Prokuroria pretendon se pas vrasjes, në deklaratën e dhënë në cilësinë e dëshmitares, Nurije Sylaj kishte tentuar të devijonte hetimet dhe të fshihte rrethanat e ngjarjes. Ajo dyshohet se kishte deklaruar se Arlinda e kishte shtyrë dhe rrëzuar në tokë, ndërsa vetë kishte qenë pa ndjenja në momentin e vrasjes. Megjithatë, sipas Prokurorisë, këto pretendime nuk përputhen me provat e siguruara deri më tani, veçanërisht me incizimet e kamerave të sigurisë, në njërën prej të cilave shihet prania e saj gjatë një pjese të ngjarjes. Ndaj Nurije Sylajt rëndon dyshimi për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Vrasja e rëndë”. Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit edhe ndaj Driton Sylajt, Metë Pepajt dhe Gëzim Bobit, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, Jeton Sylaj, i dyshuar për “Shtytje në vrasje të rëndë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar