Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Komuna e Çairit: Askush nuk mund ta cenojë flamurin kombëtar, festat do t’i kremtojmë pa frikë

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 18:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Komuna e Çairit: Askush nuk mund ta cenojë flamurin kombëtar, festat do t’i kremtojmë pa frikë
Komuna e Çairit ka reaguar ndaj mesazheve SMS të pakonfirmuara, përmes të cilave pretendohet se ndalohet sjellja e flamujve kombëtarë në shkolla. Në reagimin e saj, Komuna ka dënuar përpjekjet për të krijuar frikë dhe pasiguri te prindërit dhe nxënësit, duke i cilësuar këto mesazhe si manipulime nga qarqe të dyshimta. “Dënojmë çdo përpjekje për të krijuar frikë dhe pasiguri te prindërit dhe nxënësit përmes SMS-ve të pakonfirmuara, që pretendohet se ndalojnë sjelljen e flamujve kombëtarë në shkolla”,thuhet në reagim. Komuna ka theksuar se këto përpjekje nuk do të arrijnë të prishin atmosferën festive dhe të krijojnë përçarje mes qytetarëve. “Në Çair askush nuk mund ta cenojë flamurin kombëtar! Askush nuk duhet të guxojë t'i frikësojë fëmijët tanë për identitetin dhe simbolet e tyre kombëtare”,thuhet më tej. Në fund të reagimit, Komuna e Çairit ka ritheksuar rëndësinë e flamurit kombëtar, duke e cilësuar atë si simbol të krenarisë, identitetit dhe dinjitetit. “Festat tona do t'i kremtojmë me krenari, pa frikë dhe pa manipulime!”,përfundon reagimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar