Sport
Rahimaj: Transformohet rrënjësisht fusha sportive në Petrit, investim për fëmijët dhe të rinjtë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se fusha sportive në fshatin Petrit është transformuar rrënjësisht, duke u shndërruar në një hapësirë moderne sportive dhe rekreative.
Përmes një postimi, Rahimaj ka bërë të ditur se projekti ka nisur si kërkesë e banorëve dhe tashmë është realizuar në një hapësirë që do t’i shërbejë shkollës, por edhe të rinjve të fshatit.
Projekti përfshin terrene sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, tribuna, parkingje, si dhe kënd lojërash për fëmijë.
Rahimaj ka theksuar se investime të tilla nuk përfaqësojnë vetëm përmirësim të infrastrukturës, por krijojnë mundësi të reja për fëmijët dhe të rinjtë që të zhvillojnë talentin dhe të kultivojnë frymën sportive.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: