Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Shkodër, ndalohen dy persona të dyshuar për trafikim të një 13-vjeçareje dhe abuzim seksual

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 18:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shkodër, ndalohen dy persona të dyshuar për trafikim të një 13-vjeçareje dhe abuzim seksual
Dy persona janë ndaluar nga Policia e Shqipërisë, të dyshuar për trafikim të të miturve dhe marrëdhënie seksuale me një të mitur 13-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa e saj. Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP) Shkodër, pas kallëzimit të familjarëve për largimin e të miturës nga banesa, policia nisi kërkimet për gjetjen e saj. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas disa ditësh kërkimesh, 13-vjeçarja u gjet në Tiranë. Në kuadër të hetimeve, policia ndaloi A. Q., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. V., 49 vjeç, banues në Fier. Gjykata ka caktuar ndaj të dyshuarve masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ata dyshohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal. Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar